21 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Uran Ismaili nga Kolovica: Ndryshimi po ndjehet në çdo lagje e shtëpi të Prishtinës!

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka theksuar se kryeqyteti ka nevojë për bashkëpunim mes forcave politike dhe jo për përplasje partiake.

Ai tha se qeverisja e tij nuk do të matet me logot e partive, por me rezultatet konkrete që u shërbejnë qytetarëve.

“Sonte në Kolovicë e theksova qartë: do të punoj me secilin që i sjell të mira qytetarëve të Prishtinës, sepse ata janë mbi interesin e partive. Koha është për Prishtinën funksionale që i jep dinjitet secilës lagje dhe secilit fshat”, u shpreh Ismaili.

Ai shtoi se zgjidhjet për Kolovicën do të jenë pjesë e planeve konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha zonat e kryeqytetit. 

Të ngjashme

Të fundit