24.6 C
New York
Friday, September 26, 2025

Buy now

Uran Ismaili nga Kalabria: Pas 12 tetorit, ndryshimi nis në të gjitha lagjet e Prishtinës

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar sot turin e tij të prezantimit të zgjidhjeve në lagjen Kalabria, ku u mirëprit nga një numër i madh i qytetarëve. Ky ishte një prej takimeve të radhës në kuadër të fushatës së tij, ku ai po prezanton projektet konkrete që synojnë të përmirësojnë jetën në lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Ismaili tha se në Prishtinë dhe në çdo lagje të saj ka ardhur koha për ndryshim dhe për një qeverisje që i shërben të gjithëve pa dallim, që kujdeset për qytetarët e saj dhe nuk merret me konflikte e logo partiake. Ai theksoi se Kalabria dhe zonat e reja të qytetit kanë mbetur për vite të tëra pa shërbimet bazike që u takojnë, por kjo gjendje do të marrë fund më 12 tetor.

Për Kalabrinë, ai paralajmëroi investime konkrete që do të ndryshojnë qytetarëve jetën e përditshme në këtë lagje.

Projektet e tij  identifikuese për Kalabrinë janë:

  • Ndërtimi i kolektorit dhe i infrastrukturës përcjellëse;
  • Dy çerdhe të reja dhe një shkollë moderne;
  • Qendër Mjekësore Familjare;
  • Qendër komunitare me hapësira sportive dhe kulturore;
  • Legalizimi i pronave;
  • Ri-konfigurimi i linjave të autobusëve për qasje më të lehtë të lagjes;
  • Shndërrimi i Stacionit të Autobusëve në stacion modern
  • Trajtimi i pabarazive të planit rregullues të lagjes;
  • Transport publik i qasshëm për gjithë lagjen;
  • Parku Jugor i Prishtinës me 12 hektarë si mushkëri e re e qytetit;
  • Korridore lidhëse me lagjet përreth.

“Kalabria dhe lagjet e reja meritojnë zhvillim të qëndrueshëm, jo mungesë të shërbimeve bazike. Është koha që qytetarët të ndjejnë ndryshimin përmes investimeve të mirëplanifikuara dhe të qëndrueshme,” tha ai.

Ismaili po ashtu foli edhe për pesë zgjidhjet e tij kryesore për një Prishtinë funksionale: zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta e të ndriçuara 24/7, lagje të pastra 24/7, ndalimin e ndërtimeve të reja pa plan për të kthyer hapësirat publike te komuniteti dhe Prishtinën e së ardhmes me fokus në inovacion, kulturë dhe sport.

 

Të ngjashme

Të fundit