28.8 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Uran Ismaili nga Hajvalia: S’do të ketë më lagje të lëna anash, këto janë projektet për 4 vjet

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon turin e prezantimit të zgjidhjeve për lagjet e kryeqytetit, ku sot ndaloi në lagjen Hajvali.

Para një numri të madh banorësh, Ismaili tha se kjo lagje për shumë vite ka qenë simbol i harresës dhe braktisjes nga pushteti lokal. Sipas tij, ka ardhur koha që Hajvalia, si një nga lagjet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryeqytetit, të marrë trajtimin dhe respektin që meriton. Ai shtoi se qytetarëve të kësaj lagjeje duhet t’u mundësohet një jetë e dinjitetshme.

Në këtë tubim, Ismaili shpalosi platformën e tij për pesë zgjidhjet kryesore të problemeve të Prishtinës, si dhe projektet specifike për Hajvalinë. Plani për ndërtimin e Unazës së Hajvalisë u prit me shumë entuziazëm nga banorët, pasi përfshin një rrugë rreth 30 metra të gjerë, shtegun për biçikleta, trotuar me hije dhe park përgjatë saj.

Projekti parasheh zhbllokimin e trafikut të brendshëm të lagjes, hapësira publike përgjatë unazës, si dhe përfshirjen e komunitetit në dizajn dhe mirëmbajtje.

Përveç këtij projekti identifikues, plani i Ismailit për Hajvalinë përfshin edhe:

Formalizimin e pronave, zhbllokimin e kapitalit të qytetarëve dhe legalizimin;

– Ndërtimin e një çerdheje të re publike;

– Revitalizimin e qendrës së kulturës;

– Terrene sportive dhe aktivitete kulturore;

– Përmirësimin e kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore;

– Ndriçim publik dhe sinjalizim rrugor.

“Pas 12 tetorit do të fillojë një kohë e re për Hajvalinë dhe për gjithë Prishtinën,” tha Ismaili.

Planin e plotë për lagjen Hajvali mund ta gjeni si vijon:

 

Të ngjashme

Të fundit