22.6 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Uran Ismaili në Llukar: Fshatrat pjesë e ndryshimit në Prishtinë, zotohet për çerdhe, ujë e drita

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur tubimin e radhës në fshatin Llukar, ku është pritur nga banorë të shumtë të zonës.

Para tyre, Ismaili u shpreh se Prishtina nuk ka nevojë për varësi nga qeveria për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe të fshatrave të saj.

”Unë nuk dal me projekte që nuk mund t’i realizoj. Prishtina është qendër që e ka buxhetin e vet dhe mund të vendosë vet. Nuk kemi nevojë me vetë askënd për me ndreqë çerdhe, drita, ujësjellës, trotuare apo infrastrukturë sportive”, ka thënë ai.

Ismaili theksoi se konfliktet e vazhdueshme ndërmjet qeverisë dhe komunës po e dëmtojnë zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa theksoi se pas 12 tetorit do të sjellë një qeverisje që punon për qytetarët, jo në përplasje me institucione të tjera.

”Prishtina duhet t’i përdorë paratë e veta për punët e veta, për shërbime bazike nuk ka nevojë për Qeverinë”.

Të ngjashme

Të fundit