26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Uran Ismaili në hapje të fushatës: Prishtinë e ëndrrave të mëdha, koha jote po vjen! (Video)

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim në Sheshin “Skënderbeu”, ku prezantoi programin e tij dhe pesë zgjidhjet kryesore për ta kthyer kryeqytetin në një qytet funksional dhe të jetueshëm.

Tubimi mblodhi një numër të madh qytetarësh nga të gjitha lagjet e Prishtinës, të cilët u bashkuan për të dëgjuar vizionin e Ismailit për një të ardhme më të mirë të qytetit.

Në fjalën e tij, Ismaili e përshkroi Prishtinën si “qytet të ëndrrave të mëdha”, por tha se në katër vitet e fundit kryeqyteti është zhytur në kaos nga një kryetar që erdhi nga jashtë, me premtime të mëdha dhe projekte futuristike që nuk u realizuan kurrë. “Na e degradoi Prishtinën dhe na e mbyti shpresën,” tha ai, duke shtuar se qyteti nuk mund të vazhdojë më me justifikime, mashtrime dhe konflikte të pafundme politike.

Ismaili theksoi se është koha që qytetarët të kenë një qeverisje që ofron rezultate të matshme dhe konkrete. Ai prezantoi pesë zgjidhjet kryesore të programit të tij:

  • Zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve;
  • Rrugë të sigurta, 24/7;
  • Lagje të pastra, 24/7;
  • Prej betonit te komuniteti;
  • Prishtina e së ardhmes.

“Prishtina nuk ka kohë për arsyetime e mashtrime. Koha është për punë, koha është për Prishtinën. Sot kemi një mundësi të madhe – ta kthejmë kryeqytetin në qytet të mirëqenies, të sigurisë dhe të mundësive për të gjithë,” tha Ismaili në mbyllje të fjalës së tij.

Të ngjashme

Të fundit