22.5 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Uran Ismaili në Bardhosh: Prishtina është e mangët pa përfshirjen dhe investimin në fshatra

- Advertisement -

 Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka prezantuar zgjidhjet e tij p;r nje pirshtine funksionale  për fshatin Bardhosh, duke u zotuar se kjo zonë dhe fshatrat e tjera të kryeqytetit nuk do të mbeten më jashtë investimeve komunale. Ai theksoi se Bardhoshi, përveç identitetit të pasur bujqësor e kulturor, ka një potencial të madh për zhvillim ekonomik e komunitar, të cilin komuna duhet ta mbështesë me projekte konkrete.

Para qytetarëve të shumtë të mbledhur, Ismaili tha se Bardhoshi dhe fshatrat e Prishtinës janë bërë simbol i padrejtësisë dhe braktisjes nga qeverisja aktuale. “Fshatrat e Prishtinës janë pjesë e kryeqytetit dhe meritojnë kujdes e investime njësoj si zonat urbane dhe qendra. Pas 12 tetorit, Bardhoshi bëhet pjesë e kohës së re,” tha ai.

Në këtë tubim, ai u zotua për projekte konkrete që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve në këtë zonë. Disa nga këto janë: ndërtimi i shkollës së re fillore, ndërtimi i një terreni sportiv për komunitetin, asfaltimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve me ndriçim për qarkullim e siguri, si dhe vendosja e kamerave për monitorim dhe parandalim të aksidenteve rrugore. Po ashtu, ai paralajmëroi shtimin e linjave të transportit publik.

Ndërsa projektet identifikuese për Bardhoshin janë:

  • Rregullimi i sheshit përgjatë kanalit të Ibër-Lepencit;

  • Ndërtimi i një qendre multifunksionale për sport, kulturë dhe socializim;

  • Përmirësimi i rrjetit të tensionit elektrik dhe furnizimit me ujë;

  • Krijimi i shtigjeve për këmbësorë për lidhje më të lehta me zonat urbane;

  • Mbështetje për agroturizëm dhe zhvillim rural.

Në fjalën e tij, Ismaili theksoi se qytetarët e Bardhoshit dhe të gjithë Prishtinës do të kenë një kryetar të përgjegjshëm dhe ritheksoi zotimin e tij për llogaridhënie maksimale duke thënë se “Nëse nuk realizoj 90% të zotimeve, nuk kandidoj për mandat të dytë. Unë do të jem kryetar i secilit qytetar të Prishtinës, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike”

Tubimi në Bardhosh vjen pas një jave të mbushur me takime në lagje të ndryshme të kryeqytetit, ku Ismaili ka prezantuar projektet konkrete për Kodrën e Trimave, Dardaninë, Hajvalinë dhe Bregun e Diellit, duke theksuar se çdo lagje e Prishtinës do të ketë planin e vet të veprimit.

Planin e plotë për Bardhoshin mund ta gjeni në: kohaperprishtinen.com/bardhosh

Të ngjashme

Të fundit