15.4 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Uran Ismaili në 19:00 prezanton planin për Kolovicën: Kjo lagje e rëndësishme, nuk do të lihet më mbrapa pas 12 tetorit (VIDEO)

- Advertisement -
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të mbajë tubimin e radhës në lagjen Kolovicë, ku pritet të prezantojë pesë zgjidhjet e tij për një Prishtinë funksionale dhe projektet konkrete për këtë lagje. Takimi do të mbahet në “Shkollën e Gjelbër” duke filluar nga ora 19:00, ku Ismaili ka ftuar qytetarët e zonës t’i bashkohen.

Ai ka theksuar se Kolovica është një nga lagjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të kryeqytetit, por që për vite me radhë është lënë pas dore nga pushteti lokal. “Kolovica është lagje e madhe dhe e rëndësishme që meriton kujdes, jo lagje që duhet të lihet në harresë,” ka deklaruar Ismaili në paralajmërimin e tij.

Projektet identifikuese të planifikuara për Kolovicën përfshijnë:

  • Ndërtimin e një çerdheje të re për lagjen;

  • Qendër komunitare multifunksionale;

  • Palestër vertikale në tri nivele për sporte të ndryshme;

  • Legalizimin e pronave dhe hartimin e planit rregullues për lagjen;

  • Ndriçim të plotë në çdo rrugë dhe hapësirë publike;

  • Përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe trotuareve;

  • Terrene sportive dhe hapësira rekreative;

  • Autobusë modernë me pritore të ndriçuara dhe transport publik të qasshëm nga çdo pjesë e lagjes.

Ky tubim në Kolovicë është pjesë e turit të Uran Ismailit në të gjitha lagjet e fshatrat e Prishtinës, ku po shpalos projektet konkrete të hartuara mbi nevojat e qytetarëve dhe të orientuara drejt një qeverisjeje funksionale e gjithëpërfshirëse.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1Ch8yZ2vDU/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit