22.1 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Uran Ismaili: Ndryshimi po vjen për lagjen Kalabria, 2 çerdhe dhe parku jugor i Prishtinës prej 12 hektarë (VIDEO)

- Advertisement -
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, do ta mbaj sonte takimin me banorët e lagjes Kalabria, për të prezantuar projektet konkrete që synojnë ta shndërrojnë këtë zonë në një hapësirë urbane të zhvilluar dhe të qëndrueshme. Takimi do të mbahet te shkolla “7 Marsi” në ora 19:00.

Në qendër të planit të Ismailit për Kalabrinë janë investimet që prekin drejtpërdrejt jetën e banorëve:

• Përfundimi i kolektorit;

• Ndërtimi i dy çerdheve të reja për të lehtësuar jetën e familjeve të reja;

• Shkollë moderne me hapësira për aktivitete jashtë mësimore, që i përshtatet standardeve më të reja arsimore;

• Qendra e Mjekësisë Familjare, duke sjellë kujdes shëndetësor më afër qytetarëve;

• Parku jugor i Prishtinës me një hapësirë të gjelbër prej 12 hektarësh për rekreacion dhe pushim;

• Legalizimi i pronave, për t’u dhënë qytetarëve siguri dhe mundësi investimi;

• Qendra komunitare me hapësira sportive dhe kulturore për të gjitha moshat;

• Shndërrimi i stacionit të autobusëve në një stacion modern;

• Transport publik i qasshëm për krejt lagjen;

• Korridore lidhëse që e integrojnë Kalabrinë me lagjet përreth.

“Kalabria dhe lagjet e reja meritojnë zhvillim të qëndrueshëm, jo mungesë të shërbimeve bazike të qytetit. Koha është që qytetarët të ndjejnë ndryshimin në jetën e përditshme përmes investimeve të mirëplanifikuara dhe të qëndrueshme,” ka theksuar Uran Ismaili.

Takimi i sotëm në Kalabri vjen si pjesë e serisë së prezantimeve të programit të tij për Prishtinën, duke vendosur theksin tek projektet konkrete që adresojnë nevojat reale të qytetarëve dhe krijojnë një qytet funksional, modern dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

Video prezantimi i zgjidhjeve: https://www.facebook.com/share/r/16g8GBHgFD/

 

 

Të ngjashme

Të fundit