21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Uran Ismaili: Ndryshimi po vjen, pas 12 tetorit jetësojmë 5 zgjidhjet për Prishtinën dhe lagjet e saj

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet e 12 tetorit, qeverisja e tij do të jetë e barabartë për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë partiake apo politike. Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë pa dallim, vetëm që Prishtina të bëhet një qytet funksional, i jetueshëm dhe me kushte dinjitoze për secilin qytetar.

Sipas tij, ndarjet partiake kanë qenë shkaku kryesor që për 25 vite kryeqyteti ka mbetur në kaos dhe pa zgjidhje për problemet bazike.

“Nuk ka lagje e as qytetar i Prishtinës që do të mbeten prapa me mua si kryetar i Prishtinës. Do të punojmë bashkë përtej dallimeve politike për çdo lagje, çdo familje e çdo fshat të Prishtinës. Ndryshimi po vjen e pas 12 tetorit do t’ia nisim jetësimin e 5 zgjidhjeve për Prishtinën funksionale dhe për secilën lagje,” tha Ismaili.

Pesë zgjidhjet e tij emergjente për Prishtinën përfshijnë:

Zhbllokimin e trafikut për 18 muaj,

Rrugë të sigurta 24/7,

Lagje të pastra 24/7,

Kthimin e hapësirave publike nga betoni te komuniteti,

“Prishtinën e së ardhmes”, që parasheh investime në teknologji, sport dhe kulturë.

 

Të ngjashme

Të fundit