23.5 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Uran Ismaili mesazh grave dhe vajzave të Prishtinës: Do t’ia kthejmë sigurinë qytetit, me rrugë të ndriçuara dhe pa qen endacakë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar një nga pesë zgjidhjet e tij për një Prishtinë funksionale – “Rrugë të sigurta, 24/7”.

- Advertisement -

Ismaili theksoi se problemet kryesore të sigurisë në kryeqytet lidhen me ndriçimin e munguar nëpër lagje, numrin e madh të qenve endacakë dhe mungesën e trotuareve funksionale, çka ka bërë që sidomos gratë, fëmijët dhe të moshuarit të ndihen të pasigurt dhe shpesh të izolohen nga jeta komunitare pas errësirës.

Plani i tij për Rrugë të sigurta 24/7 përfshin:

– Ndriçimin e mbi 1,000 rrugëve shtesë;

– Ndërtimin e 450 kilometrave trotuare të reja, si dhe zgjerimin e riparimin e atyre ekzistuese;

– Kapjen, sterilizimin, vaksinimin dhe regjistrimin e 5,000 qenve endacakë, duke e ulur për gjysmë popullsinë e tyre;

– Vendosjen e 200 oficerëve të trajnuar të sigurisë në shkolla fillore e të mesme.

Në këtë konferencë foli edhe Besianë Musmurati, ish-drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe kandidate për Asamble, e cila ndau përvojën e saj si nënë e re:

“Pasiguria nuk është veç perceptim; ajo është bërë realitet i përditshëm. Ecja me karrocë fëmije në Prishtinë shpesh është pothuajse sport olimpik – trotuaret ose mungojnë, ose janë të prishura, ose janë të zëna me vetura. Vetëm 20% e rrugëve tona kanë trotuare funksionale.”

Musmurati shtoi se “përderisa kryetari aktual merret me shkëmbime pronash dhe me rendera të bukur, familjet tona përballen çdo ditë me problemet më bazike siç janë ndriçimi, qentë endacak dhe siguria në shkolla”.

Ajo po ashtu theksoi se një nga arsyet pse është bashkuar me Uran Ismailin sepse “ai e ka vendosur sigurinë në qendër të programit të tij për Prishtinën”.

Video e konferencës: https://www.swisstransfer.com/d/7f793b1e-3690-4e79-befb-90915c923398

Të ngjashme

Të fundit