18.9 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Uran Ismaili me zgjidhjet për Hajvalinë, fton qytetarët në tubimin e sontëm në orën 19:00  (VIDEO

- Advertisement -
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët e lagjes Hajvali të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet sonte, nga ora 19:00, në shkollën “Shkëndija”.

Në këtë tubim, përveç prezantimit të platformës së tij me pesë zgjidhjet për problemet më të mëdha të kryeqytetit – përmirësimi i trafikut brenda 18 muajsh, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, kthimi i Prishtinës nga betoni te komuniteti dhe Prishtina e së ardhmes.

Ismaili do të prezantojë edhe projektet identifikuese specifike për lagjen Hajvali.

Projektet kryesore për Hajvalinë përfshijnë:

  • Unazën rrugore që kufizon Hajvalinë; – Rrugë me gjerësi 30 m, shteg biçikletash, trotuar me hije dhe park përgjatë saj; – Zhbllokimin e trafikut të brendshëm të lagjes; – Hapësira publike përgjatë unazës; – Përfshirjen e komunitetit në dizajn dhe mirëmbajtje;

  • Formalizimin e pronave, zhbllokimin e kapitalit të qytetarëve dhe legalizimin;

  • Ndërtimin e një çerdheje të re publike;

  • Revitalizimin e qendrës së kulturës;

  • Terrene sportive dhe aktivitete kulturore;

  • Përmirësimin e kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore;

  • Ndriçim publik dhe sinjalizim rrugor.

Për realizimin e këtyre projekteve është paraparë një buxhet prej 8 milionë eurosh.

Sipas Ismailit, ky plan synon të rikthejë cilësinë e jetës në Hajvali dhe ta kthejë këtë lagje në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe me infrastrukturë moderne për banorët e saj. Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1Fv5Mjz59P/

Të ngjashme

Të fundit