Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në ekipin e tij dhe të kontribuojnë në realizimin e vizionit të përbashkët për kryeqytetin.
Në video, shfaqen disa profesionistë të cilët tregojnë arsyet pse i janë bashkuar ekipit të tij, duke përmendur nevojën për një Prishtinë më të gjelbër, më të pastër, me rrugë më të sigurta dhe me hapësira publike të rikthyera te qytetarët.
Uran Ismaili thekson se çdo ditë po i bashkohen njerëz që besojnë në një kryeqytet funksional dhe të denjë për qytetarët e tij, ndërsa i fton të gjithë të regjistrohen në www.kohaperprishtinen.com dhe të japin kontributin e tyre për të ardhmen e Prishtinës.
“Prishtina nuk ka kohë për të humbur edhe katër vite të tjera në kaos e me punë që nuk kryhen. Është koha për Prishtinën, e ne ia kemi nisë punës,” shprehet ai në video.