Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë në ‘Pressing” të T7, se gjithë Kosova e ka ditur që nëse nuk zgjedhet Presidenti 30 ditë para skadimit të mandatit të Osmanit, vendi shkon në zgjedhje.
Ai tha se ka qenë qëndrim uniformë i të gjitha partive politike.
“Nga mendimi im dhe nga atë që e kemi realizu, mendoj se krejt Kosova e ka ditur që nëse nuk zgjedhjet 30 ditë përpara, vendi shkon në zgjedhje, nuk është diskutu 60 ditë, ka qenë mendim uniformë i krejt partive partive”, ka thënë ai.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë ndaj Presidencës dhe Kuvendit mos të ndërmarrin asnjë veprim deri më 31 mars.






