21.3 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Uran Ismaili: Këto zgjedhje e definojnë Prishtinën e zhvillimit apo të avazit të vjetër (VIDEO)

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme përbëjnë një moment vendimtar për të ardhmen e kryeqytetit. Sipas tij, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse Prishtina do të hyjë në një fazë të re zhvillimi apo do të vazhdojë, siç u shpreh ai, me “avazin e vjetër” që nuk i plotëson nevojat bazike të qytetarëve.

Ismaili kritikoi kryetarin aktual për mosrealizimin e zotimeve dhe theksoi se ndryshe nga premtimet abstrakte të të tjerëve, plani i tij përmban zgjidhje konkrete dhe të matshme. “Unë kur them ‘do ta zhbllokoj trafikun’, ju tregoj tregoj saktë se si do ta bëj: duke blerë 100 autobusë të rinj, krijimin e korsisë së ndarë për autobusë, 5 parkingje jashtë Prishtinës dhe një qendër moderne për menaxhimin e trafikut. Këto intervenime secili qytetar mund t’i shohë se a janë realizuar apo jo në fund të mandatit,” tha ai.

Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili e quajti këtë periudhë si një “moment vendimtar që do ta definojë të ardhmen e Prishtinës dhe në këtë kryqëzim të rëndësishëm, është e domosdoshme ta nxjerrim qytetin nga kaosi.”

Videoja e plotë: https://www.facebook.com/reel/1852054079050257

Të ngjashme

Të fundit