Urani ka ftuar qytetarët ta vizitojnë këtë link për të parë zgjidhjet e tij konkrete për secilën lagje: https://kohaperprishtinen.com/
Në këtë edicion janë trajtuar pesë lagje e fshatra: Dardania, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Hajvalia dhe Bardhoshi. Për secilën prej tyre janë paraqitur projektet identifikuese dhe zgjidhjet konkrete që kanë dalë nga nevojat e banorëve, të diskutuara drejtpërdrejt me Uran Ismailin gjatë takimeve në terren.
Përveç pesë zgjidhjeve kryesore për një Prishtinë funksionale – zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, kthimin e hapësirave publike nga betoni te komuniteti dhe Prishtinën e së ardhmes – ky numër i gazetës vendos theksin te kërkesat dhe problemet specifike të lagjeve.
Në Dardani, plani parasheh parkingje nëntokësore dhe qendër komunitare; në Hajvali, ndërtimin e unazës rrugore dhe çerdhes së re; në Bregun e Diellit, renovimin e platove dhe zgjerimin e ngrohjes së qytetit; në Kodrën e Trimave, projekte për parqe të reja dhe infrastrukturë më funksionale; dhe në Bardhosh, krijimin e qendrës multifunksionale dhe mbështetje për zhvillim rural. Linku i postimit: https://www.facebook.com/