Pas një fushate të mbushur me takime dhe aktivitete në çdo lagje e fshat të kryeqytetit, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës.
“Të premten, më 10 tetor, në ora 19:00, te Sheshi Skënderbeu, ju ftoj të gjithëve në tubimin përmbyllës të fushatës sonë frymëzuese. Javët e kaluara do të mbahen mend si javët e ndryshimit të madh në Prishtinë. Është koha të shënojmë bashkë ditën e parë të kapitullit të ri të qytetit me një tubim madhështor e plot shpresë. Është koha për Prishtinën, është koha jonë. Shihemi të premten! Hajde ma gjallë, Prishtinë, ma gjallë!” ka thënë Ismaili në ftesë.