27.4 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Uran Ismaili fton qytetarët në një takim ndryshe: Të dielën nga ora 5, në parkun e qytetit mblidhemi për Prishtinën! (VIDEO)  

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të komunikuar me qytetarët. Ai ka telefonuar personalisht disa nga të regjistruarit në platformën www.kohaperprishtinen.com, për t’i ftuar në një aktivitet që do të mbahet të dielën, nga ora 17:00, në Parkun e Qytetit.

Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ndau një pjesë nga biseda me një vullnetare, duke e ftuar të merrte pjesë në këtë takim. Ftesa është e hapur për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Aktiviteti i së dielës do të jetë një hapësirë e hapur, ku qytetarët do të kenë mundësi të takohen me Ismailin, të diskutojnë dhe të kalojnë kohë së bashku në një atmosferë të këndshme me pije, ushqim dhe muzikë.

“Të dielën prej orës 5 në Parkun e Qytetit mblidhemi për Prishtinën. Hajde, mos rri anash,” tha Ismaili.

Video e plotë:https://www.facebook.com/share/r/1BBuz8U6bd/

Të ngjashme

Të fundit