Debati i zhvilluar sonte në “Debat Plus” nga ora 20:30 deri në 23:45, ku përballeshin kandidatët për kryetar të Prishtinës – Urani Ismaili (PDK), Përparim Rama (LDK) dhe Hajrulla Çeku (VV) – ka nxjerrë një fitues sipas shikuesve.
Sipas votimeve të qytetarëve që e ndoqën debatin, Ismaili kryeson me 43.85 për qind, ndërsa Rama mori 28.87 për qind, dhe Çeku 27.28 për qind.
Këto rezultate tregojnë se, sipas perceptimit të qytetarëve që ndoqën debatin, kandidati i PDK-së pati performancën më të mirë dhe u duk më bindës në diskutimet për tematikat kryesore të kryeqytetit.