Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur javën me një video-mesazh falënderues drejtuar vullnetarëve, kandidatëve, aktivistëve dhe qytetarëve të kryeqytetit për mbështetjen dhe energjinë që po i japin gjatë fushatës.
“Mirëmëngjesi Prishtinë! Po e filloj ditën sot me një falënderim prej zemrës – për krejt vullnetarët, kandidatët dhe aktivistët tanë për angazhimin e madh, për ekipin tim të mrekullueshëm të fushatës, dhe për të gjithë ju qytetarë të dashur të Prishtinës që po na jepni kaq shumë mbështetje kudo që po vijmë. Falemnderit, shihemi në lagjet e juaja! Ndryshimi po vjen!”, u shpreh Ismaili.
- Advertisement -
Ai po e zhvillon fushatën duke prezantuar platformën e tij me pesë zgjidhjet për problemet më të mëdha të kryeqytetit dhe projektet konkrete për secilën lagje e fshat të Prishtinës.
Platforma e zgjidhjeve: kohaperprishtinen.com/
Video e plotë: https://www.facebook.com/reel/