Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka komentuar kandidaturën e Uran Ismailit për kryetar të Prishtinës.
Hoxha tha se është e lumtur që atë sipas saj, iu ka mbetur peng nga zgjedhjet e kaluara lokale, këtë herë ta çojnë deri në fund.
“Ka qenë jashtëzakonisht i bukur si projekt dhe mënyrë komunikimi dhe si shtrirje e punëve në qytet, qoftë edhe brenda fushatës, personalisht më ka lënë shumë shije të mirë, pavarësisht se fundi s’ka qenë ai që kemi dëshiruar”.
“Por, këtë herë shkon në krejt tjetër dimension. Urani s’ka me shku të bujt diku, ndoshta do të bëjë gjëra të tjera. Me letra dashurie për qytetin dhe si një formë e ftesës për t’u kthyer dhe për të menduar për qytetin në koncept më të gjerë”, tha Hoxha ” në Klan Kosova.
Tutje, ajo u shpreh se beson që Ismaili do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës, teksa u ankua në kryetarin aktual, Përparim Ramën, duke thënë se fitoi me “vizatime e rendera”.
“Unë besoj që Urani do të jetë kryetar i Prishtinës sepse Rama, thënë të drejtën ka bërë shumë gafa gjatë punës së tij. Ka lënë një mal me premtime të parealizuara. Ka premtuar gjithçka e shumica kanë qenë utopi dhe ashtu e ka marrë mandatin, me vizatime e me rendera”, tha ajo.