Ura për këmbësor e ndërtuar mbi lumin Ibër do të lëshohet për qarkullim nesër.
Lajmin e ka bërë të ditur U.D i Ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili e ka cilësuar këtë urë “si kryevepër”.
Ai ka njoftuar në faqen e tij në Facebook se ceremonia e prerjes së shiritit të kësaj ure do të bëhet nesër, nga ai dhe kryeministri në detyë, Albin Kurti.
Ndërtimi i kësaj ure dhe asaj për automjete ka kushtuar rreth 3 milionë euro.






