-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Ura e Ibrit, Hovenier paralajmëroi se po rrezikohen amerikanët, Ministri i Kurtit: Ata janë ushtarët më të dashur, po koordinohemi

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, se hapja e Urës së Ibrit mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR’it.

Krasniqi ka thënë se e marrin shumë seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë, duke shtuar se ata janë ushtarët më të dashur të KFOR’it për qytetarët e Kosovës.

“Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it te qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne po i vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet tona me partnerët tanë, përfshirë edhe KFOR-in me qëllim që gjithçka të shkojë mirë dhe mos të ketë asnjë incident, e lëre më më shumë”, tha Krasniqi.

Hovenier, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha: “Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit