15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Ura e Ibrit, çka tash? Bajçinovci i VV’së “garanton”: Do të hapet, s’kemi dhënë datë asnjëherë, s’cenohet asnjë ushtarë

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, “garantoi” se nuk do të cënohet asnjë ushtar me hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.

“Shefi i CIA-s nuk ka ardhë për urë, por nuk cënohet asnjë ushtar me hapjen e urës, asnjë”, u shpreh i bindur Bajqinovci në RTK.

Ai tha se Kosova është vonuar për hapjen e urës.

“Asnjëherë nuk kemi dhanë datë… Ura duhet të hapet, jemi vonu – kjo urë është dashur të hapet edhe me marrëveshjen e Brukselit”, tha deputeti.

“Nuk mund të jap datë, por e di që ura do të hapet sepse nuk ka nevojë të mbahet e mbyllur kjo urë. E kemi lëvizjen e lirë të njerëzve, koroporata të mëdha kanë filluar të instalohen në veri…”, shtoi ai.

Video:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit