5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

UP: Plakolli nuk merr pjesë në konkursin për rektor

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se Luljeta Plakolli-Kosumi, e përzgjedhur për ushtruese detyre të rektorit të UP-së, nuk do të marrë pjesë në konkursin që pritet të hapet të hënën për këtë pozitë.

UP e ka njoftuar një gjë të tillë me anë të një komunikate për media, duke thënë se do të sigurojë “ligjshmëri në konkurrencë përgjatë procedures së zgjedhjes së rektorit”.

“Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi ka marrë përsipër këtë detyrë që të ndihmojë mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të sigurojë ligjshmëri në konkurrencë gjatë procedurës së zgjedhjes së rektorit të UP-së. E njëjta, nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor dhe pas përmbylljes së procesit do t’i kthehet angazhimeve të saj në Fakultetin Juridik”, thuhet në komunikatë.

“Konkursi do të hapet të hënën, me datë 24 tetor 2022, dhe shpresojmë të përfundojë me sukses sipas përcaktimit të saktë dhe të qartë të ligjit, Statutit në fuqi dhe parimit të meritës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sqarimi i UP-së vjen pas raportimeve në media për lidhjen familjare ndërmjet Plakollit dhe presidentes, Vjosa Osmani. Sipas raportimeve, të dyja mes vete janë vajza të tezes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit