Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka thënë se ka kushte të rënda sanitare në Gaza.
Kjo agjenci përmes një postimi në “X” tha se do të duhen vite të tëra për të hequr të gjitha mbeturinat e grumbulluara nga lufta.
“Si pasojë, kushtet e rënda sanitare paraqesin një kërcënim të madh për shëndetin e familjeve palestineze”, ka thënë UNRWA.