8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

UNMIK: Në veri të Kosovës vazhdon të ekzistojë potenciali për përshkallëzim

- Advertisement -

Në raportin e fundit të Misionit të Organizës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili mbulon aktivitetet dhe zhvillimet duke filluar nga data 16 mars deri më 15 shtator 2024, thuhet se situata në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe mbetet e tensionuar, kurse potenciali për përshkallëzim të tensionve vazhdon.

Autoritetet e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024 kanë mbyllur disa institucione paralele të Serbisë, krahas largimit të dinarit.

Por, lëvizjet janë kundërshtuar nga serbët lokalë dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu, tensionet janë rritur edhe më shumë pas paralajmërime për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, transmeton albanianpost.

E në raportin e UNMIK-ut është thënë se “veprimet e njëanshme” mund t’i rrisin tensionet dhe të gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe institucioneve. Gjithashtu, raporti bën thirrje që Kosova dhe Serbia të rikonfirmojnë angazhimin e tyre në dialogun për normalizimin e raporteve dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve.

“Për më tepër, bëj thirrje për lidership të përgjegjshëm që i jep prioritet mirëqenies dhe të drejtave të njeriut të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është e rëndësishme që veprimet e liderëve politikë të reflektojnë një përkushtim për të adresuar nevojat dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet në raportin e fundit të shefes së UNMIK-ut.

Në raport përmendet edhe sulmi terrorist i paralamilitarëve serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit në shtator 2023, i cili është cilësuar “incident i rëndë i sigurisë” që nënvizon nevojën urgjente që palët të bashkëpunojnë në vënien para drejtësisë të autorëve: “Kjo është thelbësore për rivendosjen e besimit dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë”.

Ndryshe, seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ku do të shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor për aktivitetet dhe zhvillimet rreth UNMIK-ut i Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), Caroline Ziadeh, do të mbahet më 30 tetor 2024në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit