9.1 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Universiteti Shtetëror i Sam Houstonit në ShBA themelon bursë për nder të heroit të Kosovës, Bahri Fazliu

- Advertisement -

Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për veprën e heroit të Kombit, Bahri Fazliu (Gzimi), në Universitetin Sam Houston State University në Shtetet e Bashkuara është themeluar “Bahri Fazliu (Gzimi) Memorial Scholarship”.

Kjo bursë është krijuar falë kontributit të Alban Fetahut, ish-student i këtij universiteti, dhe bashkëshortes së tij, Vjosa Fetahu, ish-studente e Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i bursës është të nderojë kujtimin e Bahri Fazliut dhe të mbështesë studentët që mishërojnë vlerat për të cilat ai jetoi dhe u flijua.

Bahri Fazliu, i njohur edhe me pseudonimin “Gzimi”, ishte poet, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.

Me vetëm 26 vjet jetë, ai la pas vetes një trashëgimi të pasur frymëzimi, shkrimesh dhe qëndrese, duke u bërë simbol i guximit, dijes dhe dashurisë për atdheun.

Ai ra heroikisht më 7 maj 1998, në luftën për lirinë e Kosovës, duke u bërë frymëzim për brezat që erdhën pas.

Përmes kësaj burse përkujtimore, emri dhe ideali i Bahri Fazliut do të jetojnë përgjithmonë edhe në auditorët e një prej universiteteve prestigjioze amerikane, si dëshmi e respektit dhe mirënjohjes për sakrificën e tij në rrugën drejt lirisë.

Për më shumë informata në linqet poshtë:

https://www.facebook.com/share/1EmFL79hJf/

https://shsu.academicworks.com/opportunities

Të ngjashme

Të fundit