Universiteti i Prishtinës ka arsyetuar vendimin që i dha hapësirë në shfrytëzim LVV-së, për të mbajtur një takim.
Sipas UP-së, dhënia në shfrytëzim e sallës është bërë me vendimin aktual në fuqi, shkruan IndeksOnline.
“Në këtë vendim, ndër të tjera, ceket se „hapësirat e kufizuara të UP-së mund të vihen edhe në dispozicion të palëve të treta, kur bashkëpunimi nuk lidhet drejtpërdrejt me fushat e mësimdhënies, kërkimit shkencor apo përfitimeve tjera akademike e profesionale”, por kjo gjë ndodh vetëm gjatë ditëve të fundjavës, kur ato „aktivitete nuk pengojnë proceset mësimore, kërkimore apo administrative të Universitetit të Prishtinës”. Për më shumë, në vendim ceket edhe se hapësirat e kufizuara të UP-së nuk mund të vihen në dispozicion në kohë të fushatave zgjedhore”, thuhet në reagimin e UP-së.
Ky është njoftimi i plotë i Universitetit:
Sqarim i Universitetit të Prishtinës në lidhje me dhënien e hapësirave të kufizuara në shfrytëzim palëve të treta për qëllime joakademike
Pas reagimeve që shoqëruan një aktivitet të një subjekti politik në një sallë të Universitetit të Prishtinës të zhvilluar ditën e sotme, Universiteti i Prishtinës sqaron opinionin publik se leja për shfrytëzimin e kësaj salle është dhënë në pajtim me vendimin aktual në fuqi.
Në këtë vendim, ndër të tjera, ceket se „hapësirat e kufizuara të UP-së mund të vihen edhe në dispozicion të palëve të treta, kur bashkëpunimi nuk lidhet drejtpërdrejt me fushat e mësimdhënies, kërkimit shkencor apo përfitimeve tjera akademike e profesionale”, por kjo gjë ndodh vetëm gjatë ditëve të fundjavës, kur ato „aktivitete nuk pengojnë proceset mësimore, kërkimore apo administrative të Universitetit të Prishtinës”. Për më shumë, në vendim ceket edhe se hapësirat e kufizuara të UP-së nuk mund të vihen në dispozicion në kohë të fushatave zgjedhore.
Universiteti i Prishtinës, më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë e përtej, i siguron qytetarët e Kosovës se do të jetë gjithnjë në shërbim të dijes, shkencës e zhvillimit të publikes dhe se do t’i mbajë larg hapësirave të tij ndikimet e të gjitha natyrave që nuk janë konform misionit të universitetit