19.3 C
New York
Monday, May 26, 2025

Buy now

Universiteti i Birminghamit shënon 125 vjetorin, nderon Besnik Tahirin duke e publikuar biografinë e tij si tregim suksesi

- Advertisement -

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është nderuar nga Universiteti i Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar.

Tahiri kishte kryer studimet në këtë universitet.

Ndërkaq në rastin e 125 vjetorit të këtij institucioni arsimor, vendosën edhe biografinë  e Tahirit si tregim suksesi.

“Urime 125-vjetorin, kolegë! University of Birmingham është një nga institucionet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, i themeluar me Kartën Mbretërore të dhënë në vitin 1900. Si një ish-student krenar i Universitetit të Birminghamit, e shënoj këtë përvjetor me mirënjohje dhe krenari të thellë.  Falenderoj Universitetin që në shënimin e përvjetorit të 125 kanë vendosur edhe biografinë time si tregim suksesi”.

“Me këtë rast, dua të reflektoj mbi rrugëtimin tim akademik dhe profesional, që nga diplomimi në vitin 2006, dhe të them se mësimet që kam marrë në Departamentin për Zhvillim Nderkombëtar dhe Chevening Aëards (FCDO) ishin ndër mundësitë më me vlerë në jetën time personale dhe profesionale. Suksesi im profesional dhe politik nuk do të ishte i mundur pa arsimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që mora në Universitetin e Birminghamit në 🇬🇧. Mirënjohje të thellë për Chevening Aëards (FCDO)dhe Universitetin e Birminghamit për mundësinë që më dhanë të jem pjesë e një institucioni me reputacion global”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit