Pejë, 30 qershor 2025 – Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues, për një mandat trevjeçar, në mbledhjen e fundit të Senatit – organit më të lartë akademik të institucionit. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të qeverisjes institucionale dhe konsolidimit të standardeve të mira të udhëheqjes në arsimin e lartë.
Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Statutin dhe aktet normative të Universitetit, duke garantuar transparencë, ligjshmëri dhe përfaqësim të balancuar nga trupat akademike.
Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues janë:
Prof. Asoc. Arsim Kelmendi
Prof. Asoc. Dr. Berat Aqifi
Prof. Ass. Dr. Valdrin Misiri
Prof. Ass. Dr. Hajrija Škrijelj Hamdiu
Bazuar në vendimin e Senatit, zgjedhja e tyre përfaqëson një zhvillim domethënës drejt forcimit të strukturave drejtuese dhe avancimit të standardeve akademike në kuadër të mandatit të ri trevjeçar.