Unitedit i rrëshqet fitorja nga duart ndaj Bournemouthit

- Advertisement -

Manchester United ka barazuar 2-2 si mysafir i Bournemouthit në xhiron e 31-të të Premier Ligës.

Bruno Fernandes zhbllokoi rezultatin nga penaltia në minutën e 61-të.

Nuk vonoi shumë dhe Ryan Christie barazoi në minutën e 67-të.

James Hill shënoi autogol dhe Djajtë e Kuq u kthyen në epërsi në minutën e 71-të.

Harry Maguire shkaktoi penalti, që i kushtoi me karton direkt të kuq në minutën e 78-të, dhe tre minuta më pas barazoi E.J. Kroupi nga pika e bardhë.

Djajtë e Kuq mbeten të tretët me 55 pikë, katër më shumë se vendi i katërt, Aston Villa që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të ngjashme

Të fundit