Ishte dikur Manchester Unitedi favorit i pakontestueshëm në derbin lokal ndaj Manchester Cityt në Premier Ligë.
Gjërat kanë ndryshuar, sidomos në 10 vjetët e fundit ky Qytetarët janë bërë më të fortët e Anglisë.
Mirëpo sot u duk si “ktyneher’”. Djajtë e Kuq mposhtën rivalët e qytetit me rezultat 2-0, duke shfaqur një lojë dukshëm më superiore se ekipi i Pep Guardiolës.
Pas dy golave të anuluar në pjesën e parë, ata shënuan dy në të dytën.
Bryan Mbeumo, 65’ dhe Patrick Dorgu, 76’ shënuan për fitoren e Djajve të Kuq.
Kësisoj, City mbetet me 43 pikë në vendin e dytë, ndërkaq Unitedi ngjitet i katërti me 35 sosh






