17.5 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Unitedi ende i “dehur” nga fitorja e së enjtes, shokohet nga Wolves në “Old Trafford”

- Advertisement -

Manchester Unitedi mori një fitore shumë të madhe të enjten në Ligën e Europës, në një ndeshje tejet të zjarrtë ndaj Lyonit.

Mirëpo, duket se ende “Djajtë e Kuq” nuk janë kthjellur nga festa e asaj nate, pasi sonte u shokuan nga Wolverhamptoni në “Old Trafford”.

Mysafirët morën një fitore të madhe në “Teatrin e Ëndrrave”, me një gol të vonshëm.

Golin e fitores për vizitorët e shënoi Pablo Sarabia në minutën e 77-të të ndeshjes, nga goditja e dënimit.

Me këtë fitore, Wolvesi shkon në kuotën e 38 pikëve duke zënë pozitën e 15-të në tabelë, aq sa ka edhe Unitedi në pozitën e 14-të.

Të ngjashme

Të fundit