Manchester United nuk e ka hedhur ende peshqirin e bardhë. Djajtë e kuq duan ta mbajnë Paul Pogba.
Mesfushorit francez i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ofertat për të janë nga të katërta anët.
Sido që të jetë, United e vlerëson shumë Pogbë dhe është i gatshëm të bëjë çmendurinë për ta mbajtur.
The Sun raporton se oferta e fundit e rinovimit do të jetë rreth gjysmë milioni paund në javë, çka do të thotë e do të shkojë deri në 30 milionë euro në vit.
Kështu, ai mund të shndërrohet në lojtarin më të paguar në histori në Angli.