Manchester United ishte në mesin e skuadrave më aktive ditëve të fundit në merkaton e verës.
Emra si Memphis Depay e Christian Pulisic i ishin ofruar ‘Djajve të Kuq’, por këta të fundit, sipas ‘Dailymail’, kishin refuzuar opsionin për të nënshkruar me ta.
Manchester United preferuan të tentonin deri në fund për shërbimet e brazilianit Antony, të cilin e transferuan nga Ajaxi.
United bënë lëvizje edhe për emra si Casemiro, Christian Eriksen, Tyrell Malacia, Lisandro Martinez e Martin Dubravka.
‘Djajtë e Kuq’ pritet të jenë aktiv edhe në merkaton e janarit.