![United ka gati “operacionin fshesa”, 6 lojtarë të “djajve” bëjnë gati valixhet United ka gati “operacionin fshesa”, 6 lojtarë të “djajve” bëjnë gati valixhet](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Manchester-United-Fulham-2-1.jpg)
Erik ten Hag po planifikon një spastrim të pamëshirshëm këtë verë si fazën e ardhshme të projektit të tij te “djajtë e kuq”.
Aktualisht United po kalon një formë jo të mirë në kampionat, ndërsa tani i kërcënohet edhe renditja në katër vendet e para. Zgjidhja e trajnerit përpara betejave të fundit të skuadrës së tij duket se do të jetë rifreskimi i ekipit në merkaton e verës.
Sipas, mediave angleze lojtarë si Aleks Telles, kapiteni Harry Meguire, Brendon Williams, Dean Henderson dhe Anthony Martial do të nxirren në shitje. Ndërsa trajneri holandez po humbet gjithnjë e më shumë durimin me gjendjen fizike të Jadon Sancho.