Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç tjerash, në Zveçan ka realizuar një operacion policor në një lokacion banimi të përdorur nga grupi kriminal.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit janë konfiskuar mjete logjistike e ushtarake.
“Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.
“Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.
Tre pjesëtarë të grupit të armatosur kanë mbetur të vdekur deri më tani në Banjskë të Zveçanit, ka konfirmuar më tej policia