UNICEF del me reagim për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

- Advertisement -

UNICEF tha se asnjë fëmijë nuk duhet të përjetojë dhunë, frikë.

“Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e rëndë e të drejtave të tyre dhe ka pasoja afatgjata fizike dhe psikologjike. Tutje, në reagim thuhet se ky rast pasqyron një shkelje serioze të Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), e cila garanton mbrojtjen e çdo fëmije nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca si dhe të drejtën për mbijetesë, zhvillim dhe dinjitet. KDF është direkt e zbatueshme në Kushtetutën e Kosovës, e cila i jep instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut prioritet mbi ligjet vendore. Kjo vendos një detyrim të qartë ligjor mbi të gjitha institucionet për të parandaluar, identifikuar dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive rasteve të dhunës dhe neglizhencës ndaj fëmijëve”.

UNICEF thotë se ky rast tregon nevojën urgjente për të forcuar sistemet e mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar identifikimin e hershëm të fëmijëve në rrezik në shëndetësi, arsim dhe shërbime sociale, si dhe për të ofruar mbështetje të shpejtë familjeve të cenueshme për të parandaluar dhunën.

“Menaxhimi i koordinuar i rasteve në nivel komunal, shërbimet e funksionimit të plotë të mbrojtjes së fëmijëve dhe financimi i qëndrueshëm janë thelbësore për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive dhunës ndaj fëmijëve. Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë në heshtje. Sistemet e forta shpëtojnë jetë, dhe kjo duhet të jetë një pikë kthese për veprim. UNICEF-i në Kosovë kërkon nga autoritetet të kryejnë një hetim të plotë, të sigurojnë përgjegjshmërinë dhe të ofrojnë mbrojtje të menjëhershme dhe kujdes afatgjatë për fëmijën. Komunitetet, institucionet dhe familjet duhet të mbeten vigjilente dhe të raportojnë çdo shenjë dhune apo neglizhence.

Të ngjashme

Të fundit