-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Unesco do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmin kulturor

- Advertisement -

UNESCO  ka bërë me dije se do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmet në vendet e trashëgimisë dhe të hartojë një strategji riparimi.

Qyteti i vjetër i Marrakeshit, i cili është prekur rëndë nga tërmeti i së premtes është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Kreu rajonal i UNESCO-s, Erik Falt, ka thënë se ishte i nevojshëm një plan për rindërtimin e aseteve kulturore të dëmtuara.

Marrakeshi është porta kryesore për turizmin në Marok. Qyteti planifikonte të priste 13 milionë vizitorë në vitin 2023 – po aq sa ishte në vitet para pandemisë së Covid.

Tërmeti i së premtes në Marok la të vdekur mbi 2 mijë persona

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit