Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” kanë nisur protestën në Pejë, në sheshin e qytetit.
Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se përveç studentëve, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, të cilët po mbajnë pankarta me mbishkrime si “Unë studioj shqip falë UÇK-së”, “Stop fyerjeve ndaj UÇK-së”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta ka për qëllim mbrojtjen e vlerave çlirimtare, duke theksuar se kjo nismë nuk lidhet me mbështetje ndaj një individi të caktuar.







