10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

“Unë po iki Kosovë, nuk po të duhem”-Letra emocionuese e infermierës që nuk arriti të gjejë punë, largohet në Evropë

- Advertisement -

Liri Salihu, me profesion infermiere, është larguar nga Kosova pasi nuk ka mundur të gjejë një vend pune në vendlindje.

Salihu megjithëse me një mesatare mbi 9 në nivelin Bachelor dhe Master dhe njohëse e gjuhëve të huaja nuk ka arritur të punësohet me Kosovë, pasi thotë se nëper konkurse ka burokraci.

“Kosovë , une kurrë nuk do të bëhem pjesë e pazareve dhe vegël e askujt për një vend pune por padrejtësinë do ta luftoj dhe kundërshtojë.Kosovë , unë pata edhe një shpresë për të qëndruar në vendlindjen time , të jap kontributin dhe dijen time që kam marrë nga instucionet arsimore tua.Por këtë mundësi që nuk e pata unë shpresoj që në të ardhmen do ta kenë familja, kolegët e mi dhe e gjithë shoqëria e këtij vendi” shkruan Salihu në reagimin e saj.

Postimi i plotë:

Unë po iki Kosovë , nuk po të duhem ty!

Nuk qenka mjaftueshëm niveli im i shkollimit, puna dhe djersa ime për ty Kosovë.
Nuk qenka mjaftueshëm nota ime (5.0) në shkollën e mesme të mjekësisë.
Nuk qenka mjaftueshëm diplomimi im Bachelor në Universtitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina ” me notë mesatare (9.34).
Nuk qenka mjaftueshëm studimet në nivelin Master poashtu në Universitetin e Prishtinës me notë mesatare (9.54).
Nuk qenka mjaftueshëm se gjatë gjithë studimeve kam qenë bursiste si studente e dalluar.
Nuk qenka mjaftueshëm njohja e gjuhëve të huaja deri në nivel B1.
Nuk qenka e mjaftueshëm edhe pervoja ime si infermiere me doktorët më të mirë në rajon dhe më gjerë.

Kosovë , nuk paska qenë i mjaftueshëm vlerësimi i profesorëve në Universitetin e Prishtinës e per ironi në konkurse sikur këto në Spitalin e Gjilanit une përpara duhet ta kem një kryesuese të komisionit me nivel Bachelor Ekonomik në Kolegj privat e cila shumë mirë “ka ditur të bëjë kalkulimet” gjatë “vlerësimit” në intervistë!.

Kosovë , une kurrë nuk do të bëhem pjesë e pazareve dhe vegël e askujt për një vend pune por padrejtësinë do ta luftoj dhe kundërshtojë.

Kosovë , unë pata edhe një shpresë për të qëndruar në vendlindjen time , të jap kontributin dhe dijen time që kam marrë nga instucionet arsimore tua.
Por këtë mundësi që nuk e pata unë shpresoj që në të ardhmen do ta kenë familja, kolegët e mi dhe e gjithë shoqëria e këtij vendi.

Kosovë, unë po nënshkruaj për të lën ty sepse ma shuajtën edhe shpresën e fundit.

Kosovë, mua po më pret Europa por unë të prita ty!

Lamtumirë Kosovë !

https://www.facebook.com/100000642444211/posts/6031138636917491/?mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit