28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

“Unë nuk frikësohem”- reagon kryetari Skenderajt pas dyshimeve për shantazhim ndaj tij

- Advertisement -

“Zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!”.

Kështu është deklaruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, pas arrestimit të personit i cili dyshohet se e shantazhoi.

“Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka theksuar se këtë çështje ia ka besuar drejtësisë.

“Duke iu besuar organeve të drejtësisë, të cilat janë të thirrura të zbardhin gjithçka, dhe çfardo tjetër lidhur me këtë proces – tashmë të filluar”, ka përfunduar Nura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit