16.6 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

“Unë jam UÇK” : Ish-presidenti Alfred Moisiu në krah të çlirimtarëve

- Advertisement -

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka shpallur hapur mbështetjen e tij për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke njoftuar se do të marrë pjesë në protestën që do të mbahet në Tiranë me moton “Unë jam UÇK”.

Në një deklaratë për Top Channel, Moisiu theksoi se ndalimi i ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë është i padrejtë dhe i paligjshëm. Ai kujtoi takimet e tij me ta, duke shprehur keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhen.

”Nuk mund të rrija me një anë, është shumë e rëndësishme sepse ne nuk duhet t’i mbrojmë jo thjeshtë si individë, por si drejtues në veçanti punën e tyre, goditja ndaj tyre është e padrejtë, por njëherit godet edhe gjakun e njerëzve tanë,” tha Moisiu.

”Për fat të mirë m’u dha mundësia dhe i kam takuar. Dhe më ka ardhë shumë keq kur i pashë. Është padrejtësi, mbajtja e tyre është e paligjshme atje,” shtoi ai.

Protesta në Tiranë pritet të mbledhë qytetarë e përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, në mbështetje të luftëtarëve të lirisë që po mbahen në Hagë.

Të ngjashme

Të fundit