13 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

“Unë jam Partia Demokratike”/ Gjykata Supreme refuzon ankesën e PDK-së kundër Ramiz Lladrovcit

- Advertisement -

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ishte parashtruar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me fushatën e subjektit politik “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Sipas aktgjykimit me numër AA.nr.89/2025, PDK kishte kërkuar që gjykata të dënojë Ramiz Lladrovcin për përdorim të emrit dhe simboleve të partisë gjatë fushatës, duke pretenduar se deklaratat e tij përbënin keqpërdorim dhe mashtrim ndaj elektoratit. Konkretisht, PDK i ishte referuar deklaratave të Lladrovcit si: “Unë jam Partia Demokratike” dhe “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK”.

Mirëpo, Gjykata Supreme konstatoi se këto deklarime nuk përbëjnë shkelje ligjore, duke theksuar se ato “nuk nxisin urrejtje, nuk bëjnë thirrje për dhunë dhe nuk cenojnë integritetin e procesit zgjedhor”. Gjykata shtoi se votuesit janë të informuar se Ramiz Lladrovci garon me një subjekt të veçantë dhe se këto deklarata nuk mund të krijojnë konfuzion mbi përfaqësimin politik.

Në përfundim, ankesa e PDK-së është refuzuar si e pathemeltë, ndërsa vendimi i PZAP-së i datës 03.10.2025 është vërtetuar në tërësi.

Vendimi është marrë më 9 tetor 2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Faton Ademi (kryetar), Delushe Halimi dhe Nenad Lazić.

VENDIMI:

SUP_AA _89_2025_SQ (1)

Të ngjashme

Të fundit