6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

“Unë i mbyll Instagram-in asaj!” Donaldi shpreh shenjat e para të xhelozisë për Beatrix

- Advertisement -

Ndonëse ka vetëm pak ditë që Beatrix është larguar nga “Big Brother VIP”, Donaldi duket se e ndjen shumë mungesën e saj. Ai është parë i menduar dhe shpesh ka thënë se e ka mendjen se si ndihet Beatrix. Ditë  e sotme ai ka qenë duke folur me Arjolën dhe Beniadën dhe në një moment u vendos kënga e Beatrix

Beniada po e ngacmonte dhe po thoshte që gjithë më të mirët janë jashtë madje se ka dhe shumë meshkuj sexy jashtë.

“Se di pse po unë kam super besim te Trixa është një vajzë që të jep shumë besim dhe kam shumë besim te ajo”,- tha Donaldi.

Beniada vazhdoi me ngacmimet dhe po i thoshte se asaj mund t’i shkruajnë fansat në Instagram, adhurues dhe ai s’mund ta ndalojë.

“Në Instagram?! Unë ia mbyll Instagram-in asaj! Ça tallesh ti?! Unë i jap një Nokia 3310, shkruaj ça bën ku je, kaq. Rri në shtëpi, shiko televizor…” ,- po thoshte ai me shaka.

Më pas po flisnin për mamanë e Beatrix dhe Donaldi tha se nuk e ka takuar, por Romeo po dhe i ka thënë se është super tip. Të njëjtën gjë ia konfirmoi dhe Arjola.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit