4.3 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

”Unë e dua aq shumë sa nuk dua ta marr në qafë, e lash të lirë”, Rozana Radi flet për lidhjen e saj 13 vjeçare

- Advertisement -

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, përveçse debateve të forta, ka momente ku banorët heqin “petkun” e lojës dhe tregojnë momente nga jeta e tyre personale.

Këtë gjë e ka bërë dhe Rozana Radi, e cila duke biseduar me Loredanën “hap zemrën” duke shprehur detaje nga jeta me partnerin e saj, pasi Loredana tentoi ta sulmonte tek letra që ajo i dedikoi partnerit për Shën Valentin.

Ndër të tjera, këngëtarja ka thënë se është duke luftuar për t’u bërë nënë dhe se partnerin e saj e lë të lirë për të krijuar një jetë tjetër, që të ketë mundësinë e krijimit e një familjeje.Pjesë nga deklarata e saj:“Unë nuk e kam takuar partnerin tim kur erdha këtu se janë disa gjëra më madhore se loja, është jeta e partnerit tim. 13 vite dashuri dhe vitet e fundit në kërkesë të një fëmije. E unë nuk dua të marr njeri në qafë. Nuk jam egoiste dhe nuk mendoj për veten time e them, Rozana luftove dhe po luftoj akoma për t’u bërë nënë. Unë po ta them tani që e lashë të lirë djalin që ai të mos ndihej keq nesër pasnesër nuk pati një trashëgimtar. Mua Shpëtimi nuk më ka bërë asgjë përveçse më ka dashuruar gjithë jetën, s’ma ka prishur kurrë. Ka qenë suporti më i madh. Unë e dua aq shumë sa nuk dua ta marr në qafë. Ai të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind. Këtë e kam bërë për Shpëtimin dhe jo për vete”.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit