Në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”, në Prishtinë është mbajtur ligjeratë mbi Gjykatën Speciale.
Avokati Arianit Koci, ka thënë në “Fontal” të T7, se kjo duhet të ndërprehet, duke thënë se nuk e di kush e ka lejuar.
Ai ka thënë se rinia është pjesa më e rëndësishme dhe duhet pasur kujdes çfarë iu ligjërohet, duke shtuar sa ka qenë kundër Gjykatës Speciale që nga fillimi.
“Këto lloj ligjërata menjëherë me u ndërpre, nuk ka nevojë askush me ligjeru për Gjykatën Speciale kur nuk kanë këta njohuri as si funksionin sistemi jonë. Sidomos për një gjykatë që gjykon krimin e supozun të vetëm njërës palë. Nuk e di kush ia ka leju dhe pse duhet me qenë kjo ligjeratë, meqenëse kemi të bëjmë me çështjen më të rëndësishme, rininë duhet me qenë të kujdesshëm”, ka thënë ai. /Gazeta Express






