Filmi më i fundit aksion-aventurë i aktorit britanik Tom Holland “Uncharted” u ngjit në krye me shitjet e biletave. Mbi 3 milionë Dollarë u grumbulluan vetëm në ditën e parë të publikimit, mbi bazën e të dhënave të filmave në Kinë.
Bazuar në serinë hit të videolojërave, në film Holland luan protagonistin e ri Nathan Drake me peshën e rëndë të Hollivudit, Mark Wahlberg, duke luajtur rolin e gjuetarit të thesarit, Victor “Sully” Sullivan. Dyshja bashkohen për të nisur një udhëtim të rrezikshëm për të rikuperuar një pasuri të grumbulluar dhe humbur nga eksploruesi historik portugez Ferdinand Magellan 500 vjet më parë.
Holland tha se ishte i nderuar të luante së bashku me Wahlberg, i cili tashmë është bërë një emër i njohur për paraqitjet e tij në filmat e suksesshëm, përfshirë “The Italian Job” dhe “The Departed”. 25-vjeçari tha se kishte krijuar një marrëdhënie të mirë në ekran me Wahlberg gjatë skenave të tyre të përbashkëta, me këtë marrëdhënie që ishte një pikë qendrore e padyshimtë e filmit.
Holland filloi karrierën e tij të aktrimit në moshën 9- vjeçare dhe ka fituar njohje globale duke luajtur superheroin e njohur Spider-Man. Ai bëri me dije se ka kërkuar të përfshijë disa elementë të karakterit të tij në rolin e Nathan Drake, por nuk ka dhënë shumë për ata që shpresojnë ta shohin filmin në kinema.