13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Unanimisht votohet raporti financiar i KPMSHCK-së

- Advertisement -

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, nën drejtimin e kryetarit Armend Muja, mbajti sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti vjetor financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021.

Raportin vjetor financiar të KPMSHCK-së e prezantoi dhe arsyetoi kryetari Jeton Koca, i cili prezantoi numrin e shqyrtimit të ankesave që kanë ardhur në drejtim të këtij insitutcioni.

Sipas Kocës, në vitin 2021 Këshilli ka arritur të shqyrtojë 918 ankesa, nga 1235 ankesa të pranuara. 

Koca tha se e gjithë kjo punë është arritur të përfundojë me një buxhet prej 377 mijë eurosh, ndërsa shtoi se dhjetëra zyrtarë që punojnë në këtë institucion punojnë në një objekt shumë të vogël.

Pas prezantimit, anëtarët e Komisionit shtruan pyetje për anëtarët e KPMSHCK-së, të cilave iu përgjigjën kryetari Koca dhe anëtarët tjerë.

Në fund Komisioni miratoi unanimisht raportin vjetor financiar të KPMSHCK-së dhe i njëjti u rekomandua për seancë plenare.

Komisioni vendosi që shqyrtimi i  Raportit Vjetor Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit