Kërkohet ndihmë urgjente financiare nga qytetarët, për vajzën Una, e cila aktualisht është në Beograd, duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë të rëndë semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e vajzës, për të cilën thonë se gjendja e saj është e paqëndrueshme dhe, për këtë arsye, nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim.
Më poshtë gjeni edhe të dhënat ku ata që munden të ndihmojnë mund të ofrojnë përkrahjen e tyre:
“Kërkesë për Ndihmë Urgjente!
Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj.
Vajza ime, UNA, ndodhet aktualisht në Beograd, në Spitalin “Majka i Dete”, ku është duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë shumë të rëndë – semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).
Gjendja e saj është ende e paqëndrueshme dhe, për këtë arsye, nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim.
Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n. Çdo ndihmë është e çmuar, dhe asnjëherë nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohëse për përkrahjen që mund të ofroni.
Arzana Bajrami
Nr. i llogarisë: 1701003029450379
IBAN:XK05 1701003029450379
SWIFT CODE:NLPRXKPR XXX
Banka:NLB